Drita u shpall sot kampione e Kosovës për herën e katërt në histori, pas fitores me rezultat 1-0 ndaj Llapit në kuadër të xhiros së 34-të në elitën e futbollit kosovar.
Pas shpalljes kampion, nuk munguan reagimet dhe një të tillë e bëri edhe presidenti i klubit gjilanas, Flamur Bunjaku, shkruan Arbresh.info.
Përmes një postimi në Facebook, ai falënderoi lojtarët, stafin dhe tifozët që qëndruan krah me Dritën këtë stinor.
“E rikthejmë titullin në qytet pas një sezoni të jashtëzakonshëm. Drita është kampion i Kosovës me plot meritë. Faleminderit futbollistëve dhe stafit për gjithçka që kanë dhënë në fushë, faleminderit tifozëve tanë ‘Intelektualëve’ dhe gjithë mbështetësve që na kanë përkrahur gjithmonë”, deklaroi ai.
Më tej ai shtoi se gjëra të mëdha po e presin Dritën në vazhdim.
“Na presin gjëra edhe më të mira, fillimisht në Evropë pastaj edhe trofe të tjerë. Drita, krenaria e qytetit,” përfundoi ai.
Drita u shpall kampione e Kosovës për sezonin 2024/25 tri xhiro para përfundimit të stinorit./Arbresh.info
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...