Manchester United-i vazhdon të kërkojë një sulmues të krahut, mirëpo nuk do arrijnë të transferojnë yllin e Barcelonës, Ousmane Dembele.
Francezi ka dështuar në tri vitet e fundit te klubi katalunas shkaku i lëndimeve afatgjatë, mirëpo prapëseprapë ka besimin e klubit, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti i klubit blaugranas, Josep Maria Bartomeu që shkarkoi Quique Setien dhe Eric Abidal, ka bërë me dije që Dembele së bashku me disa yje janë të paprekshëm në “Camp Nou”.

“Messi është i paprekshëm dhe jo në shitje. Ai e di, në të gjithë e dimë”.
“Por, ka edhe disa lojtarë të tjerë të cilët nuk shiten, si Ter Stegen, Lenglet, Semedo, De Jong, Griezmann, Dembele, në këta lojtarë kemi besim në të ardhmen”.
“Rinovimi është i kërkueshëm. Ne formulojmë planet që të fitojmë gjithçka. Është qëllim i kërkueshëm, por gjithashtu dëshirë”, deklaroi ai.
Thuhet se këta janë lojtarët të cilët trajneri i ri Ronald Koeman ka kërkuar që të jenë në skuadër dhe assesi të mos shiten./arbresh.info.
Jakaj: Mbi 40% e seancave të Kuvendit ishin të jashtëzakonsh...
Banka Europiane e Investimeve financim 20 mln euro për bizne...
PSD mban aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës
Partitë dhe IKD në debat rreth punës së legjislaturës së 10-...
PSD: Qëllimi ynë është të kalojmë pragun zgjedhor
Lajm i mirë për Barcelonën, gjiganti evropian tërhiqet nga g...