Lionel Messi është i mirëpritur që t’i bashkohet Luis Suarezit te Atletico Madrid nëse dëshiron akoma të luajë me të. Kështu ka thënë presidenti i Los Colchoneros, Enrique Cerezo.
Blaugranët ia treguan derën sulmuesit uruguaian, i cili në javën e kaluar u transferua në Ëanda Metropolitano.
Nga ana tjetër, edhe Messi nuk i ka pasur raportet e mira në muajt e fundit me krerët e katalunasve, ku është duke qëndruar së paku edhe për një sezon kur edhe i skadon kontrata, ndërsa nuk dihet se a do ta vazhdojë atë.
Superylli argjentinas e ka pranuar në një intervistë për Goal se Barca e ka penguar largimin e tij, ndërsa nuk ishte aspak i kënaqur për mënyrën si e larguan Suarezin.
“Në jetë, nëse do diçka… Nëse Leo Messi dëshiron të luajë me Luis Suarezin, unë ia them të njëjtën gjë që e kam thënë me ëmbëlsi: ‘Le të vijë këtu për Krishtlindje’. Me dëshirë, gjithçka është e mundur”, ka thënë Cerezo për Cadena Cope. /Telegrafi/
Rriten për 6 qind çmimet e naftës pas bllokadës së ShBA-së n...
Një cisternë nafte e sanksionuar kalon Ngushticën e Hormuzit...
Kuvendi mban seancë solemne për Ditën Memoriale të të mbijet...
Kosovë, 2500 persona jetojnë me diabet të tipit 1, prej tyre...
Schlotterbeck në qendër të vëmendjes, klauzola për dy gjigan...
Vdekjet në vendin e punës, Hoti: Do të nisim aksion inspekti...