Ashtu siç e do tradita edhe këtë herë presidenti Agim Ademi ka shtruar darkë për delegacionin e Federatës së Futbollit të Danimarkës në krye me presidentin, Jesper Moller.
Të pranishëm ishin edhe Steen Dahrup, drejtor i ekipit kombëtar, Peter Moller, drejtor i futbollit dhe Thomas Schoennemann përfaqësues i Humels, si dhe nga FFK-ja, nënkryetari Bakir Burri dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.
Presidenti Ademi fillimisht u shprehu qëndrim të këndshëm delegacionit danez në Kosovë dhe i njohu me të arriturat në futbollin e Kosovës dhe për planet e së ardhmes rreth zhvillimit të futbollit në vendin tonë.

Presidenti Ademi theksoi se zhvillimi i ndeshjeve miqësore ofron mundësi për afrim, bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave ndërmjet federatave dhe shteteve, derisa uroi për një lojë të fortë dhe korrekte.
Ndërkaq, presidenti i FF të Danimarkës, Jesper Moøller ka uruar presidentin Ademi për paraqitjet mbresëlënëse të Kosovës në Ligën e Kombeve dhe e ka falënderuar për mikpritjen e ngrohtë.
Ai shprehu gatishmërinë që ta ndihmojnë dhe përkrahin FFK-në në të gjitha segmentet, duke pasur parasysh se faktin se Kosova është federata më e re e pranuar në UEFA. Në fund të darkës u shkëmbyen dhurata nga krerët e të dyja federatave. /FFK/
Moti sot në Shqipëri
Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimta...
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës