Xherdan Shaqiri është i gatshëm të jap gjithçka për të sjellë në Liverpool trofeun e Ligës së Kampionëve.
Futbollisti nga Kosova që tashmë një herë e ka fituar Ligën e Kampionëve sa ishte pjesë e Bayern Munich, po kërkon për të dytën herë këtë sukses, tash me skuadrën e Liverpool.
‘The Reds’ të shtunën në mbrëmje zhvillojnë finalen e këtij sezoni përballë skuadrës së Tottenham Hotspur në ‘Wanda Metropolitano’ te Atletico Madrid.
Shaqiri që zhvilloi një ndeshje të mirë në përmbysjen spektakolare të Liverpool në ‘Anfield Road’ kundër Barcelonës, ka premtuar se do të jap maksimumin për të ‘pushtuar’ Evropën.
“I gatshëm për të dhënë gjithçka për të sjellë atë në shtëpi”, ka shkruar Shaqiri.
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump