Arsenalit thuhet se i është pranuar oferta nga Real Madridi për mesfushorin me tipare sulmuesi James Rodriguez ndërkohë që Unai Emery synon zëvendësimin e Mesut Ozilit.
Reprezentuesi i Kolumbisë është aktualisht në formë huazimi te Bayern Munichu, por duket se është i vendosur për transferim derisa Juventusi përmendet gjithashtu si një klub tjetër në garën për shërbimet e tij, transmeton portali arbresh.info.
Rodriguez tani thuhet se ka vendosur për largim dhe Arsenali duket në pozitë të fortë për shkak se ata kanë pasur sukses me ofertën e tyre 63 milionëshe për lojtarin.
Real Madridi dëshiron të shes Rodriguezin pas mungesës së ndikimit të tij në Bernabeu, ndërkohë që ai nuk ka qenë në formën e tij më të mirë që në kohë të gjatë në Bundesliga.
27-vjeçari ka potencial për të qenë një performues i klasit botëror.
Në rast se Emery siguron shërbimet e tij, ai mund të jetë një zëvendësues perfekt i Ozilit pas një sezoni të vështirë të tij në Emirates./arbresh.info/
https://www.youtube.com/watch?v=0IeIktnBDig
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...