Graham Potter e ka pranuar se Chelsea pothuajse me siguri do të duhet të shesë lojtarë te klubet rivale këtë verë.
“Blutë” kanë skuadrën më të madhe në Premier League, por janë në humbje prej 120 milionë funtesh dhe me perspektivë për të mos pasur futboll evropian sezonin e ardhshëm, yjet do të duhet të shiten në mënyrë që të respektojnë rregullat e Fair Play-t Financiar, shkruan Daily Mail.
Mason Mount dhe Mateo Kovacic ende nuk kanë rënë dakord për kontrata të reja dhe kërkohen nga ish-trajneri Thomas Tuchel te Bayern Munich.
Hakim Ziyech dhe Christian Pulisic mund të nxirren në shitje gjithashtu, me Newcastle-n që po ndjek Conor Gallagher.
Liverpooli është gjithashtu i interesuar për Mount dhe, megjithëse Potter dëshiron të mbajë yllin e Anglisë dhe Kovacic, kjo është jashtë duarve të tij.
“Kjo është sfida që kemi. Ne kemi një skuadër të madhe, një skuadër të thellë me shumë lojtarë vërtet të mirë. Këto gjëra janë vërtet të komplikuara sepse nuk ka të bëjë me mendimin tim. Bëhet fjalë për lojtarin, klubin, shumë gjëra që unë nuk i kontrolloj”, tha Potter.
Te Chelsea do të rikthehet edhe Lukaku i cili është në huazim në Itali dhe Potter tha se do të dëshironte mundësinë për të punuar me sulmuesin belg./Arbresh.info/
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët