Përfaqësuesja e Portugalisë ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Uruguait në ndeshjen e raundit të dytë të fazës grupore në Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.
Skuadra evropiane e kërkoi më shumë golin në pjeswn e parë, me një pasim të mrekullueshëm me sup të Cristiano Ronaldos që në minutën e tretë drejt William Carvalhos, por goditja e tij me vole shkoi mbi portë.
Një rast fantastik e krijoi Rodrigo Bentancur në anën tjetër që i kaloi disa futbollistë, por në fund goditjen e tij e mbrojti portieri Diogo Costa dhe me rrjetat e paprekura, skuadrat shkuan në pushim.
Portugezët vazhduan ta kërkonin golin në gjysmën e dytë dhe këtë e arritën në minutën e 54. Harkimi i Bruno Fernandes i shoqëruar nga kërcimi i Ronaldos u ndal në rrjetë, megjithëse superylli nuk e preku me kokë.
Uruguai kërkoi ta barazonte rezultatin për një periudhë me rastet e Maximiliano Gomez, Giorgian de Arrascaeta e Jose Maria Gimenez.
Në minutat shtesë u akordua penallti në favor të portugezëve për prekje të topit me dorë në zonë dhe Bruno Fernandes ishte i saktë për ta vulosur fitoren (90’+3).
Me fitoren e dytë në dy ndeshje, Portugalia siguron kualifikimin në të tetën e finales së Kampionatit Botëror.
Uruguai ka edhe një mundësi në raundin e fundit kur duhet ta mposhtë Ganën./arbresh.info/
Kurti kujton Masakrën e Rakovinës në përvjetorin e 27-të: Dh...
KQZ: Rinumërohen 1,500 vendvotime, procesi përfundon në 22 k...
Aksioni i dytë i policisë brenda ditës: Zbulohet arsenal arm...
Presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi nis negociatat për të sigur...
Kontraktorët dëmtojnë gypin, ndërpritet furnizimi me ujë në ...
Aksident fatal në rrugën Gjakovë–Prizren, humb jetën një 81-...