Portieri Arion Ymeri ka ndarë rrugët me skuadrën e Drenicës.
Është vet gardiani i portës që e ka bërë të ditur këtë me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, përcjell Klan Kosova.
“Të dashur tifozë dhe dashamirë të Drenicës, iu njoftoj se nga sot nuk do të jem pjesë e klubit. Dua të shpreh falënderimin dhe mirënjohjen time për gjithë tifozët të cilët më kanë mbështetur gjatë gjithë këtyre viteve sa isha pjesë e klubit kuqezi. Falënderim i veçantë për bashkëlojtarët dhe gjithë stafin e Drenicës më të cilët kamë kaluar këto vite bashkë”.
Ymeri shtoi se ka pasur marrëveshje për vazhdimin e kontratës edhe për një vit me klubin nga Skenderaj, por me largimin e tashmë ish-kryetarit të klubit, gjërat kanë ndryshuar.
Gati 60 mijë aplikime për vota nga diaspora
Kurti: Agron Rrahmani gjithmonë do të mbetet shembull i një ...
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...
Çka po paralajmërojnë Selin dhe Gimbo?
“Falë Zotit nuk jam madrilen”, Yamal provokoi rivalët më të ...