Mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në “Air Albania” do të luhet finalja e parë e Conference League, ajo mes Romës dhe Feynoord.
Që ditën e djeshme në vendin tonë kanë mbërritur dhjetëra mijëra tifozë, të cilët kanë shkaktuar rrëmujë dhe janë përplasur me forcat e policisë.
Gjatë ditës së sotme në një deklaratë për mediat, zv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishi u bëri apel bizneseve që të mos u japin alkool, në mënyrë që të evitohen sadopak skenat e dhunës.
“Gjithashtu apelojmë për bizneset në Tiranë, që të mos tregtojnë pije alkoolike në shishe dhe gota qelqi, pasi përbëjnë rrezik të shtuar për shëndetin dhe jetën e qytetarëve në rast përfshirje të konflikteve fizike. Nëpërmjet kësaj daljeje publike apelojmë dhe adresojmë një thirrje për tifozët italianë dhe holandezë, të cilëve do t’ua komunikojmë edhe nëpërmjet kanaleve zyrtare, që të sillen dhe veprojnë si qytetarë evropianë, në qytet dhe në stadium, të zbatojnë ligjet e shtetit shqiptar dhe të mos konfrontohen me punonjësit e Policisë, përndryshe ligji do të zbatohet me rigorozitet.”-tha Dervishi
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...