Shitja e biletave në tregun e zi për ndeshjen Kosovë – Maltë është përcjellë me arrestime.
Policia e Kosovës ka arrestuar 11 persona që u kapën në flagrancë duke shitur bileta të ndeshjes në mënyrë të paligjshme.
Lajmi konfirmohet nga Bajram Brasniqi nga zyra për informim në PK.
“Mbrëmë, më 11.10.2018, në rr. “Enver Zymberi” Prishtinë, janë zënë në flagrancë 11 persona, duke shitur bileta në mënyrë të paligjshme për lojën futbollistike Kosova-Malta. Policia ka iniciuar 11 raste penale ndaj 11 meshkujve, K/Sh. Ata janë shoqëruar në Stacionin Qendra, pas intervistimit, në konsultim me prokurorin iniciohen rastet “Tregti e ndaluar” dhe mbeten të procedohen në mënyrë të rregullt”, tha Krasniqi.
Stadiumi “Fadil Vokrri” sërish ishte i mbushur në kapacitet të plotë për ndeshjen ku Kosova shënoi fitore ndaj Maltës me rezultat 3:1 në Ligën e Kombeve. Para takimit, kishte tollovi të mëdha të krijuara nga radhët e pritjeve të gjata për të blerë bileta, para se ato të përfundojnë në tregun e zi.
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...
Qeveria ndan 500 mijë euro për shqiptarët që gjenden në Lind...
Universiteti i Prishtinës përsërit thirrjet për ndalimin e n...
Tragjedi në Shkodër: Gjendet i vdekur një 19-vjeçar
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...