Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, do të luajë në ndeshjen e tyre në raundin e katërt të FA Cup kundër Middlesbrough.
Pogba nuk ka luajtur që nga barazimi 2-2 i Ligës së Kampionëve kundër Atalantës më 2 nëntor.
Ai mori një dëmtim në kofshë javë më parë deri stërvitej me ekipin kombëtar të Francës.
Prognoza fillestare ishte se ai do të ishte jashtë për tetë javë, po tashmë kanë kaluar tre muaj.
Por, ai është kthyer në stërvitje të plotë në Carrington dhe menaxheri, Ralf Rangnick do të vendosë të premten në mëngjes nëse do të përfshijë atë në skuadër për ndeshjen e së premtes mbrëma kundër skuadrës së Championship, raporton “The Sun”.
Nëse Pogba paraqitet, do të ishte ndeshje e tij e parë nën urdhërat e trajnerit të përkohshëm, Ralf Rangnick./Arbresh.info
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...