
MANCHESTER, ENGLAND - MARCH 02: Paul Pogba of Manchester United reacts during the Premier League match between Manchester United and Southampton FC at Old Trafford on March 02, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
Ish-mbrojtësi i Manchester City-t, Bavary Sagna ka thënë se mesfushori, Paul Pogba do të largohet nga Manchester United për tu rikthyer te Juventus.
Qysh nga viti i kaluar francezi mbetet i lidhur me rikthimin te “Zonja e Vjetër” ose transferimin te Real Madrid, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Sagna beson se Pogba do transferohet te Juventus-i për shkak të Cristiano Ronaldo-s.

“E shoh Paul të rikthyer te Juventus sepse Ronaldo është aty dhe Juventus është klubi që ka bërë që të shkëlqej”.
“E do klubin. Do jetë trik nëse shkon në Madrid sepse Madridi nuk është duke ia dal mirë dhe do këtë pritje të mëdha sepse skuadra e Madridit po bëhet me e vjetër”.
“Mendoj se pas dy ose tri viteve, Juventus do këtë potencial më të madh se Madrid-i”, deklaroi ai.
Kartoni i Pogba-s vazhdon të kushtojë rreth 100 milionë euro./arbresh.info.
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...