Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino në një intervistë për EFE ka thënë se “Mbappe është yni dhe shpresojmë se do të jetë për një kohë të gjatë”.
Klubi spanjoll, Real Madrid ka shprehur interesim të madh për shërbimet e francezit.
Ndërsa trajneri parisien ka theksuar se ai do të mbetet për një kohë të gjatë në Paris.
“Të gjithë flasin dhe ju duhet ta dëgjoni, ai tashmë deklaroi se nuk ishte koha për një vendim dhe le të presim një deklaratë, gjithçka tjetër është spekulim” – ka thënë Pochettino.
Pas dy ditëve, Paris-Saint-Germain do të përballët me Real Madridin në kuadër të Champions League.
Megjithatë, trajneri argjentinas mbetet i “ftohtë” para mediave, duke heshtur spekulimet e mëdha për një largim të mundshëm.
“E kuptoj nevojën e mediave për të pasur lajme për një prej më të mirëve në botë, por ai është lojtari ynë dhe shpresojmë që të jetë për një kohë të gjatë”, përfundoi ai. / arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...