Mauricio Pochettino ka lëshuar deklaratën e tij të parë që kur u shkarkua nga puna si menaxher i Tottenham Hotspur.
Liga Premier u trondit javën e kaluar kur Pochettino u shkarkuar dhe u zëvendësua nga Jose Mourinho në krye të Spurs pas më pak se 24 orësh.
Pas shkarkimit nga detyra, argjentinasi nuk deklaroi asgjë deri më tani, kur ka bërë deklaratën e tij të parë.

“Do të doja të falënderoja Joe Lewis dhe Daniel Levy që më dhanë mundësinë për të qenë pjesë e historisë së Tottenham Hotspur”, ka thënë fillimisht ai.
“Do të doja të falënderoja gjithashtu të gjithë që takova në Tottenham, të gjithë stafin e klubit dhe lojtarët gjatë këtyre pesë viteve e gjysmë”.
“Në fund do të doja të përmendja tifozët e veçantë që e bëjnë këtë klub kaq të shkëlqyeshëm me mbështetjen e tyre fantastike”.
“Unë dhashë më të mirën nga vetja për të përmbushur objektivat që më kërkuan në takimin tonë të parë. Kishte sfida po aq të vështira si sukses emocionues”.
“Urimet më të mira për të ardhmen, jam i sigurt se do të përshkojmë përsëri shtigjet”, përfundoi argjentinasi.
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...
Osmani viziton Teqen e Shejh Eminit në Gjakovë: Besimi nuk ë...
13 ndeshje pezullim për portierin që e grushtoi futbollistin...
Mbreti Charles i dhuron Presidentit Trump këmbanën origjinal...
Të miturit në burgun e Lipjanit forcojnë njohuritë teknike
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e anijeve luftarake në...