Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino insiston se Harry Kane nuk ka nevojë për të fituar Këpucën e Artë për të vërtetuar kualitetin e tij.
Harry Kane duket se do të humb garën ndaj sulmuesit sensacional Mohamed Salah që është duke shijuar një sezon fantastik te Liverpooli ku ka realizuar deri tani 43 gola brenda të gjitha kompeticioneve, transmeton portali arbresh.info.
“Tani të gjithë duhet të fokusohen për të përfunduar në top katërshe. Ai e di se duhet të punoj dhe të shënoj gola. Shënjestra si kolektiv është e rëndësishme”, ka thënë Pochettino.
“Harry është njëri nga më të mirët, ai nuk ka nevojë për të fituar ndonjë tjetër Këpucë të Artë. Ai duhet t’i ndihmojë skuadrës për të fituar tituj dhe të përfundoj në top katërshe këtë sezon”
“Ai duhet të jetë i fokusuar. Por, ai është i fokusuar gjithmonë në këtë, vetëm tani duhet kujtuar që ajo shënjestër, qëllimi jonë si kolektiv, është më i rëndësishëm”
Rivali i Tottenham Hotspurit këtë të shtunë është West Bromi./arbresh.info/
FFK i del në mbrojtje Vedat Muriqit pas fyerjeve që mori nga...
Punëtorët e KEK-ut s’e morën pagën e 13-të, Sindikata: Kryem...
Reshjet e borës bllokojnë qarkullimin për kamionë në rrugën ...
Abdixhiku njofton emërime kyçe në LDK dhe riorganizimin e Kr...
E ardhmja e Camavingas në pikëpyetje – shumë klube në sulm p...
Vdes një 30-vjeçar pas plagosjes me armë zjarri në Prishtinë