Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino ka thënë se ylli i skuadrës, Christian Eriksen, mund të shitet sot – por vetëm sot (e shtunë).
Ylli danez ka qenë një emër shumë i përfolur këtë afat kalimtar të verës, me Real Madridin, Manchester Unitedit dhe Juventusin që janë interesuar për të.
Megjithatë, Pochettino këmbëngul se nëse gjërat nuk lëvizin gjatë ditës së sotme, nuk do të ketë kohë për të përfunduar një marrëveshje para se të mbyllet afati kalimtar i transferimeve të hënën në mbrëmje.
Kështu, Mbretërit dhe Zonja e Vjetër nëse duan shërbimet e Eriksenit duhet të reagojnë sot me ofertat e tyre, pasi në Angli është mbyllur afati kalimtar dhe Unitedi nuk mundet të bëjë ofertë.
“E mira është që nëse nuk ndodh asgjë sot, kjo nuk të ndodhë të hënën”, ka thënë fillimisht Pochettino.
“Të dielën është loja, dhe nuk ka kohë reale për të bërë diçka”.
“Ne do të dimë nëse Christian do të jetë me ne apo jo. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, përfundoi argjentinasi.
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...