Trajneri i Tottenham Hotspurit, Mauricio Pochettino ka deklaruar se Dele Alli është i gatshëm dhe në dispozicion për ndeshjen e së shtunës në Premierë Ligë ndaj Manchester Cityt.
21-vjeçari nuk ishte i përfshirë në fitoren 2 me 0 të Tottenhamit kundër Brightonit mbrëmjen e së mërkurës, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi i Anglisë pritet të rikthehet në 11-shen startuese të “Spursëve” këtë vikend, por Pochettino insiston që sulmuesi është i “gatshëm” për ndeshjen kundër “Qytetarëve”.
“Ai është në rregull. Ai është i gatshëm. Ai ishte i sëmurë në ndeshjen kundër Stoke, prandaj ishte e rëndësishme për t’i dhënë pushim. Ai është duke u stërvitur mirë dhe është i gatshëm”, u ka thënë Pochettino gazetarëve.
Alli ka shënuar tri gola në Premierë Ligë deri tani këtë sezon./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...