Bosi i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, ështëi përkushtuar që të prishë edhe më shumë sezonin e Manchester Cityt kur dy klubet të takohen të shtunën.
Spurs arritën që të kualifikohen në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve pas një triumfi fantastik pas dy ndeshjeve ndaj Cityt.
Megjithatë, kaledari ka vënë sërish përballë dy skuadrt dhe kësaj radhe për Ligën Premier.
“Nuk do të ketë hakmarrje. Natyrisht, ata do të shkojnë më përpara, pasi tashmë janë vetëm në Ligën Premier”.
“Ata do të luftojnë për një gjë të madhe e që është të fitohet titulli i kampionit”, u shpreh Pochettino.
Tottenhami nuk guxon që të flejë pas triumfit të madh ndaj Cityt, pasi menjëherë do të ketë përballje me Ajaxin dhe është në mes të luftës për top katërshen. /Telegrafi/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...