Federata e Futbollit e Kosovës, sot, është duke e mbajtur trajnimin online me administratorët e klubeve të Superligës dhe Ligës së Parë rreth platformave të regjistrimit të lojtarëve “FIFA Connect” dhe “FIFA TMS”.
Në hapje të këtij trajnimi të gjithë të pjesëmarrësit i përshëndeti presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili ua shpjegoi administratorëve të klubeve rëndësinë e këtyre platformave elektronike si dhe ritheksoi përkrahjen e vazhdueshme që FFK do ta japë për klubet.
Me këtë rast, presidenti Ademi potencoi se FFK është duke i bërë të gjitha përgatitjet për edicionin e ri të garave që është paraparë të nisë më 12 shtator dhe me këtë rast kërkoi edhe nga klubet që të punojnë intensivisht për një nismë sa më të mbarë në këto kushte dhe rrethana të vështira si pasojë e pandemisë Covid-19.
Ky trajnim për klube po realizohet nga zyrtarët e FFK-së: Dardan Sadiku, Arta Osmani dhe Zgjim Sojeva. Gjatë këtij trajnimi po diskutohet rreth regjistrimit të lojtarëve vendorë, transferet vendore e ndërkombëtare si dhe për programet e solidaritetit të FIFA-s./arbresh.info.

Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...