Futbollisti i kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha i cili po kalon në formë të jashtëzakonshme tek Dinamo Zagrebi ka pësuar dëmtim të rëndë.
Në takimin e javës së 15-të të kampionatit kroat, teksa Dinamo Zagreb mposhti 2 – 0 Gorican, anësori kuqezi ka pësuar dëmtim “horror”.
Ai në minutën e 86-të merr goditje të dhunshme nga mbrapa. Pas kësaj ndërhyrje, Hoxha u largua nga fusha me barelë.
Arbëri po përjetonte formën më të mirë në karrierë, e ku në shtator dhe tetor është përzgjedhur “Lojtari i Muajt” në kampionatin e Kroacisë.
Pas 14 ndeshjeve në elitën e futbollit kroat, 27-vjeçari ka realizuar pesë gola dhe dy asistime./Arbresh.info
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...