Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka vlerësuar maksimalisht skuadrën pas triumfit dramatik 2-1 ndaj Newcastle, duke theksuar se lojtarët treguan krenari, guxim dhe cilësi të lartë në fushë.
“Topçinjtë” arkëtuan pikët e plota falë një goli të “frymës së fundit” nga Gabriel.
Pas ndeshjes më i lumtur se kurrë ishte Arteta, i cili lavdëroi lojtarët për lojën që zhvilluan.
“Krenari dhe besoj se e merituam plotësisht fitoren. Mënyra si luajtëm, si konkurruam dhe rastet që krijuam, na dhanë të drejtë. Edhe pse në mënyrë dramatike, ishte një fitore e merituar”, deklaroi spanjolli.
Arteta nënvizoi rëndësinë e përballjeve të tilla për rritjen e ekipit: “Kështu arrin në një nivel tjetër. Duke kaluar nëpër momente të vështira dhe duke mësuar prej tyre. Ishte një mundësi e madhe për të treguar se kush jemi”.
“Mënyra si luajtëm sot – me guxim, vendosmëri dhe cilësi – ishte fantastike. Për të arritur nivelin tjetër duhet të vish në stadiume të tilla dhe të fitosh. Sot treguam bindjen dhe dëshirën për ta bërë këtë. Ishte diçka e jashtëzakonshme”.
Arsenali renditet në pozitën e dytë në Ligën Premier me 13 pikë, dy më pak se Liverpooli. Ndërkohë, skuadra londineze në xhiron e ardhshme do të jetë nikoqir i West Ham Unitedit./Telegrafi/
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...