Tifozët e Prishtinës, “Plisat”, kanë shprehur mirënjohjen e tyre për mjekët në Kosovë, të cilët po e luftojnë pandeminë e coronavirusit.
Tifozët prishtinas kanë shpalosur një mesazh në objektet e QKUK-së në ditën ndërkombëtare të tyre.

“Heronjët tanë, jemi krenarë me ju”, thuhet në mesazhin e vendosur.
Me një postim në rrjetet sociale, ata e kanë shpjeguar gjestin e tyre.
“Me rastin e ditës botërore të doktorëve sot vendosëm një mesazh inkurajues dhe motivues për të gjithë doktorët që po punojnë pa rreshtur për të mirën tonë”.
“Ky mesazh do të qëndrojë në këtë vend deri në përfundimin e kësaj pandemie”.
Qëndroni të fortë, të gjithë jemi me JU”, shkruajnë Plisat në faqen zyrtare.
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...