Real Madridi dëshiron që trajneri aktual i Manchester United, Jose Mourinho, të jetë trajneri i tyre i ardhshëm pas Santiago Solarit.
Kështu pretendon një raport befasues nga gazeta spanjolle ‘OK Diario’, e cila thotë se ata janë të përgatitur për të paguar një shumë prej 4 milionë euro në mënyrë që të sjellin 55-vjeçarin në Santiago Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti i ‘Los Blancos’, Florentino Perez është i lumtur me Solarin por ende beson se klubi ka nevojë për një ndryshim.
Jose Mourinho mund të jetë në dispozicion gjatë verës duke marrë parasysh problemet aktuale të tij te gjiganti në Old Trafford.
Por, në rast se ai do të realizojë rikthimin sensacional, mbetet të shihet./arbresh.info/
Tri nënshkrime që Flick kërkon për të fituar Ligën e Kampion...
Policia gjen materiale nxitëse në veturën e shtetasit serb n...
Dëmtohet vetura zyrtare e një gjykatëseje në Prishtinë
Shpërthim në Brazil, një viktimë dhe tre të plagosur
Sot përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve p...
PSD mban sot aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës