Frenkie de Jong vendosi për t’iu bashkuar Barcelonës para PSG-së dhe klubi francez është duke menduar për një lloj “hakmarrje”.
Ata janë të interesuar në njërin nga yjet e Barcelonës, Philippe Coutinhon, dhe synojnë të bashkëkojnë atë me Neymarin, të cilin ata e rrëmbyen nga Barcelona gjatë verës së vitit 2017, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një postim në Twitter nga Daniel Riolo, gazetar në RMC, Nasser Al-Khelaifi ka kthyer vëmendjen te Coutinho në lëvizjen e tyre të fundit rreth “luftës komerciale”.
Coutinho nuk është në formën e tij më të mirë te Barcelona. Megjithatë, ai ka një kontratë deri në qershor të vitit 2023 dhe një klauzolë të blerjes prej 400 milionë euro.
Kjo është një shifër të cilën as PSG nuk mund ta arrijë, ndonëse paguan klauzolën e blerjes së Neymarit prej 222 milionë euro.
Pra, Al-Khelaifi nuk është duke e marrë me lehtësi refuzimin nga De Jong./arbresh.info/
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...