Real Madridi dhe Man City po zhvillojnë një ndeshje të fortë në kuadër të përballjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Rezultati i ndeshjes së parë 4-3 në të mirë të anglezëve, bënte që skuadrat të ishin kërkuese përpara dhe të kujdesshme në mbrojtje.
Në minutën e 9-të ndodhi një moment agresiv, kur Aimeryc Laporte goditi me shuplakë Luka Modrin, pasi ky i fundit e kishte shtyrë. Gjyqtari vendosi që të dy lojtarët t’i ndëshkojë me karton të verdhë.
Në minutën e 20-të rastin e parë të mirë e kishte Man City, ku Bernardo Silva gjuajti bukur, ndërsa Thibaut Courtois bëri një pritje të shkëlqyer.
Real Madridi rrezikoi me një goditje të bukur nga Toni Kross, por që shkoi jashtë.
Pas tij edhe Karim Benzema doli i vetëm me Ederson, por gjuajti mbi portë.
Pjesa e dytë pritet të jetë edhe më interesante, pasi mbretërit nuk do të pajtohen me këtë rezultat.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër