Pjesa e parë e ndeshjes së mbetur të xhiros së parë mes Prishtinës dhe Gjilanit ka përfunduar pa gola 0 me 0.
45 minutat e parë te derbit mes dy skuadrave kosovare të zhvilluar mbrëmjen e sotme (e mërkurë) në stadiumin e kryeqytetit tonë nuk kanë sjellë ndonjë gol, raporton portali arbresh.info.
Skuadra nikoqire dominoi gjatë tërë kohës me sulme, ndërsa klubi nga Gjilani mundësitë më të mira i kishte me anë të kundërsulmeve
Prishtina rrezikoi portën e mysafireve ne Fadil Vokrri qysh në minutën e katërt me anë të një super goditje nga Thaçi qe ishte afër për të befasuar portierin.
Djelmoshat nën udhëheqjen e Mirel Josas kërcënuan vazhdimisht portën e rivalëve në Superligë, po nga rastet më të mira erdhën në minutat e fundit
Vlen të përmendet një super tentim me kokë në minutën e 36′.
Arbresh.info do t’iu mbaj të informuar edhe për pjesën tjetër të lojës./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...