Kosova ka mbyllur pjesën e parë ndaj Malit të Zi në “Fadil Vokrri” me një epërsi prej 2 me 0.
“Dardanët” e kanë nisur në formë të shkëlqyer ndeshjen në kuadër të kualifikimeve në Grupin A kundër Malit të Zi duke zhbllokuar shifrat pas vetëm dhjetë minutave lojë, shkruan portali arbresh.info.
Ishte kapiteni Amir Rrahmani që dërgoi topin në rrjetë pas një harkimi të bukur nga Bersant Celina nga rivënia këndore.
Dominimi i djelmoshave tanë vazhdoi edhe tutje gjatë minutave të pjesës së parë.

Por, Kosova gjeti golin e dytë në kundërsulm derisa po zhvillohej minuta e 10′
Ishte sulmuesi Vedat Muriqi, i cili është duke u vëzhguar nga skuadra të mëdha si Lazio, Tottenhami e Atletico, që dërgoi topin në rrjetën e nikoqirëve në minutën e 34′.
Kosova tentoi madje edhe me anë të një goditje nga largësia, por Kololli nuk u tregua i saktë.
Portali arbresh.info do t’iu njoftojë në kohë reale për çdo zhvillim në lidhje me këtë ndeshje./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit