Pjanic mendon se Juventusi ka skuadër për t’i shkuar në fund të gjitha kompeticioneve sezonin 2019/20.
Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes së parë të “Zonjë së Vjetër” në shtëpi në Champions League, që do ta zhvillojë të martën kundër Bayer Leverkusen.
Pjanic është i lumtur në Torino dhe thotë se do të luftojnë për gjithë trofetë me Maurizio Sarrin.
“Jemi grup i mirë, të bashkuar dhe shumë të uritur për të shkuar larg në të gjitha garat”, u shpreh Pjanic.
“Jam te një ndër klubet më të forta në botë dhe kjo ka qenë gjithmonë synimi im. Jam fatlum që kam trajner e shokë të mirë. Ndihem lojtar i rëndësishëm”.
“Trajneri ka kërkuar nga unë që të mbaj më shumë topin. Mund të shoh se skuadra po rritet dhe po bëhemi më të fortë”. /Gazeta Express/
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...