Aventura e Miralem Pjanic te Barcelona duket se ka marrë fund.
Pjanic pritet të largohet nga Barcelona pasi asesi nuk arriti të gjej vend në formacionin startues.
Sipas ‘Diario AS’, futbollisti tashmë është përshëndetur me disa nga pjestarët e ekipit dhe u ka bërë të ditur që ai do të largohet.
Mesfushori u bashkua me ‘BLaugranët’ verën e vitit 2020 si pjesë e shkëmbimit me Arthur që kaloi në Juventus.
Boshnjaku nuk ishte për asnjë moment zgjedhja e parë e Ronald Koeaman.
30-vjeçari ka interesim nga Juventusi dhe Interit, dhe mbetet të shihet se ku do ta vazhdojë karrierën. /Lajmi.net/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...