Legjenda e Juventusit, Andrea Pirlo ka thënë lëvdata për sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi.
Në kohën e fundit ka pasur kritika për argjentinasin, sidomos në “El Clasico”, ndeshje në të cilën nuk arriti të tregoi me të mirën, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Pirlo nuk ka dyshim në kualitetin e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, për të cilin ka thënë se është një ndër më të mirët në histori.

“Messi është një ndër më të mirët në histori të futbollit. Ka arritur shumë gjëra dhe jam i sigurt se do arrij edhe më shumë”.
“Nuk e di detajet se sa është i aftë për të bërë, të gjithë e dinë, sepse është një ndër më të mirët në histori”, theksoi ai.
Messi këtë sezon ka shënuar 18 gola në La Liga dhe ka kontribuar në 12 asistime ndërsa në Ligën e Kampionëve ka shënuar vetëm dy gola në gjashtë ndeshje./arbresh.info.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...