Andrea Pirlo ka bërë të ditur se ka një lojtar të pakënaqur në skuadër.
Ylli argjentinas, Paulo Dybala nuk ka gjetur hapësirat e nevojshme që nga ardhja e Andrea Pirlo në krye të stolit të Juventus.
Dybala qëndroi në bankën e rezervistëve gjatë gjithë 90 minutave kundër Crotone, dhe kjo ka shtuar nervozën tek ai.
Andrea Pirlo ka folur për situatën, duke thënë se herët apo vonë do të ketë hapësira edhe për argjentinasin.
“Kam folur dje me të. Flas me të sikur me gjithësecilin. Ai ishte i mërzitur pasi nuk pati minuta për të, por ai po kthehet pas tre muajve ku ishte jo aktiv dhe pas tri ditëve qëndrimi në një dhomë në Argjentinë, ku u trajtua për një virus”, ka thënë Pirlo, transmeton lajmi.net.
“Ai është lojtar kyç për ne, është një kampion. Ai nuk ka luajtur pasi nuk ishte mirë dhe nuk është stërvitur rregullisht. Kur të jetë në dispozicion, herët apo vonë do të vijnë minutat për të”, ka shtuar italiani.
Juventus po përgatitën tashmë për një tjetër sfidë, atë të Ligës së Kampionëve, të cilën e luajnë kundër Dynamo Kiev.
Moti i keq godet Marokun, viktima e të zhdukur/ Mbi 150 000 ...
Zarf i kuq për Elijonën në Big Brother VIP
Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik dhe qindra artistë në mbë...
Durmishi: Gjykata Speciale është e padrejtë dhe nuk do të du...
Pas shkarkimit të Lecit, Liria emëron Ismet Munishin në krye...
Aksident mes tri veturave në Klinë, lëndohen katër persona