Gerard Pique ka postuar një video në rrjetet e tij për t’i dhënë lamtumirën tifozëve katalanas në të cilën paralajmëron se “kjo e shtunë do të jetë ndeshja e tij e fundit në Camp Nou”.
Lojtari i Barçës ka befasuar të gjithë botën e futbollit duke paralajmëruar tërheqjen e tij.
“Culers, një gjë më duhet të them. Kam vendosur që është koha ta mbyllim këtë rreth. Unë gjithmonë kam thënë se pas Barçës nuk do të ketë asnjë ekip tjetër dhe kështu do të jetë”, ka shkruar fillimisht ai.
Ai ka njoftuar në fund se kjo ndaj Almerias do të jetë ndeshja e tij e fundit para tifozëve.
Culers, us he de dir una cosa. pic.twitter.com/k3V919pm1T
— Gerard Piqué (@3gerardpique) November 3, 2022
“Kjo të shtunë do të jetë ndeshja ime e fundit në Camp Nou”, përfundoi Pique.
Barcelona përballet me Almerían në shtëpi të shtunën në orën 21:00.
Ndeshja e fundit para pushimit për Botërorin do të jetë në Pamplona me Osasunan, ku mësohet se aty do të jetë edhe qendërmbrojtësi i Barçës.
“Ka qëndruar afër një djali që më ka pëlqyer”, Elijona e aca...
Cili është komuniteti më i diskriminuar në kontinent? BE me ...
Pacolli për Rugovën: Madhështia e tij qëndronte në thjeshtës...
Valon Berisha do t’i bashkohet gjigantit boshnjak
Forcat izraelite vrasin 11 palestinezë në Gaza, përfshirë dy...
Rama: E paimagjinueshme që SPAK ende nuk ka ngritur akuza pë...