Interi ka arritur ta mposht rivalin e qytetit, Milanin për tu kualifikuar në finalen e Champions League.
Pas ndeshjes trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka pranuar se në skuadrën e tij kishte zhgënjim pas eliminimit nga Interi, por ka thënë se skuadra e tij e dha maksimumin.
“Ishte një udhëtim i mrekullueshëm, pasi askush nuk besonte se një skuadër që u eliminua qysh në fazën e grupeve sezonin e kaluar do të mund të arrinte në gjysmëfinale, duke mposhtur skuadrat si Tottenham dhe Napoli, por ne donim të arrinim edhe në finale”, tha Pioli për Sport Mediaset.
“Ka edhe zhgënjim sepse fatkeqësisht e prishëm gjysmëfinalen me 15 minutat e para të ndeshjes së parë. Për pjesën tjetër, ne u përballëm me një ekip shumë të fortë dhe në masë të madhe ishim në lartësinë e detyrës. Ne kishim disa raste për të thyer mbrojtjen e Interit këtë mbrëmje, por nuk i shfrytëzuam. Nuk mund t’i qortoj lojtarët e mi për asgjë, pasi ata dhanë gjithçka. U përpoqëm me stilin tonë të futbollit dhe gjithë energjinë që na kishte mbetur. Tani duhet ta mbyllim sezonin me një nivel të lartë, sepse do të ishte për të ardhur keq që të mos e bëjmë këtë”, tha trajneri./Arbresh.info/
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...