Zlatan Ibrahimovic duhet të presë edhe disa ditë për t’u rikthyer në fushë.
Stefano Pioli ka deklaruar se s’do të rrezikojë me liderin e saj për ta kthyer para kohe, raporton gazeta express.
Ibra mungon që disa ndeshje me radhë për shkak të disa shqetësimeve muskulore, por Milani ka vazhduar me fitore edhe pa atë.
“Që Ibra është një lojtar i rëndësishëm edhe kur nuk luan, kjo është e qartë. Nuk mendoj se mund të kthehet këtë të diel. Kur ke probleme me muskujt, duhet të jesh i kujdesshëm. Më mirë të kthehesh një ndeshje me vonesë sesa të humbësh shumë të tjera”, deklaroi Pioli.
39-vjeçari po shijon një sezon ëndrrash, ka shënuar 10 gola në vetëm gjashtë ndeshje në Serie A. /Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...