Stefano Pioli ka shpjeguar rregullimet taktike që bëri për të zhbllokuar Venezian në fitoren 2-0 dhe sesi Milan është përmirësuar këtë sezon.
Trajnerit i mungonin shumë lojtarë të rëndësishëm, përfshirë Zlatan Ibrahimovic, Olivier Giroud, Davide Calabria dhe Rade Krunic, por zëvendësimet bënë ndryshimin këtë mbrëmje.
Theo Hernandez doli nga stoli për të asistuar golin e Brahim Diaz dhe shënoi vetë të dytin, i krijuar nga një zëvendësues tjetër, Alexis Saelemaekers.
“Thyerja e bllokimit është e rëndësishme, pasi do të thotë që Venezia nuk mund të qëndroj vetëm pas topit, por ne nuk mund të jemi energjik. Na mungoi pak cilësia dhe saktësia në pjesën e parë, por me intensitetin dhe vendosmërinë e duhur, gjetëm rrugëdaljen”, ka thënë fillimisht Pioli për DAZN.
“E dija që puna që kishim bërë sezonin e kaluar do të shpaguhej këtë sezon, pasi është një proces dhe herët a vonë ata gjithmonë do të arrinin këto nivele”.
“Ne fituam shumë ndeshje sezonin e kaluar, por sipas meje gjëja që kemi më shumë tani është se jemi pjekur dhe gjithashtu kemi mbështetje nga tifozët që sezonin e kaluar na mungonte”.
“Objektivi ynë është të përmirësojmë rekordin tonë në shtëpi nga sezoni i kaluar, dhe mendoj se mund ta bëjmë këtë me ndihmën e tifozëve tanë në San Siro”, përfundoi italiani. /Telegrafi/
Trump reagon sërish: SHBA-së i duhet Greonlanda për sigurinë...
Benita refuzon të lë shtëpinë, pavarësisht që nëna ia kërkoi...
Alexander Isak iu nënshtrua një operacioni pasi theu këmbën,...
Katër të lënduar në protestën e mbrëmshme në Tiranë
Zhduket një vajzë në Junik, policia nis hetimet
“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep...