Pas humbjes në derbi nga Interi, Milanit i duhet fitorja në ndeshjen e radhës.
“Rossonerët’ sot në “San Siro” presin Hellas Veronan, ndeshje kjo që luhet në kuadër të Serie A.
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është i bindur se skuadra e tij në duel me Veronen do t’u kthehet fitoreve.
“Fitorja është gjithmonë e rëndësishme, sidomos për ne që po vijmë nga një humbje në kampionat. Nuk ka ndeshje të lehtë, por vetëm dëshira për t’i interpretuar mirë dhe për të pasur shansin për të fituar tri pikë. Unë e di që të gjithë lojtarët e mi janë të etur për të luajtur. E kuptoj që për momentin ata që luajnë më pak nuk ndihen mirë, por do të luajmë shumë ndeshje dhe do të ketë vend për të gjithë. Skuadra është mirë dhe të gjithë lojtarët janë gati për të bëjë një ndeshje të mirë kundër Veronas”, ka theksuar Pioli.
Strategu italian ka folur edhe për Leaon. Sipas Piolit, sulmuesi portugez po rritet.
“Leao po bën një rrugëtim të rëndësishëm. Është e qartë se do t’i duhet të menaxhojë më mirë disa situata në lojë. Rafa po rritet edhe në planin personal”, ka përfunduar Pioli./rtk
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...