Tekniku italian ka folur para ndeshjes së radhës në LK.
Milani nesër zhvillon ndeshjen vendimtare në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit.
Trajneri i ‘Rossonerëve’, Stefano Pioli ka thënë se ky është shansi i tyre i fundit.
“Ne analizuam se si luan Atletico Madridi, është e lehtë të motivosh djemtë për këto ndeshje, është shansi ynë i fundit për të mbetur në Champions League”.
“Ekipi është ndërtuar për të qenë konkurrues në të gjitha garat. Shumë prej tyre janë duke luajtur në Champions League për herë të parë në karrierën e tyre”.
“Ne kemi dëshmuar se jemi ende larg nga klubet e tjera, por do të na duhet një paraqitje e madhe nesër”.
“Na mungon një opsion i rëndësishëm pa Rebic, kështu që do të më duhet të menaxhoj Leaon, Ibra dhe Giroud në mënyrën më të mirë. Ne luajmë çdo tre ditë dhe çdo ndeshje vlen shumë”.
“Atletico ka një ekip shumë solid dhe cilësorë, i njohim shumë mirë cilësitë e tyre”, tha Stefano Pioli.
Milani momentalisht ndodhet në vendin e katërt në grupin B me vetëm një pikë.
Kush është Peter Magyar, që rrëzoi Orbanin pas 16 vitesh në ...
Pacolli: Humbja e Viktor Orban shënon fundin e një kapitulli...
Ismail Qemali e Nënë Tereza shfaqen në sheshin më të famshëm...
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Skender Dvorani
Macron e uron Magyarin për fitoren: Të ecim bashkë drejt një...
U deklaruan miq të ngushtë, por Ludo Lee thotë se nuk ka kon...