Philippe Coutinho i Liverpoolit është njëri nga shënjestrat kryesore të Paris Saint Germainit. Prandaj, mesfushori brazilian mund të ngjall një luftë të re ndërmjet Barcelonës dhe skuadrës franceze duke marrë parasysh faktin që gjiganti katalunas është gjithashtu i interesuar në yllin.
Pasi transferimi i Marco Verrattit është i pamundur, skuadrat do të jenë në luftë për Coutinhon, të paktën kështu raporton L’Equipe, e cila thotë se ai është më shumë se një plan B për Paris Saint Germain, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në raportin nga gazeta e lartpërmendur, PSG dëshiron të nënshkruaj me Kylian Mbappen si dhe Coutinhon për të përforcuar skuadrën e tyre për sezonin e ardhshëm. Një operacion i cili do t’i kushtonte rreth 90 milionë euro duke përforcuar skuadrën e PSG-së por nga ana tjetër duke e penguar atë të Barcelonës. Kjo do të jetë një mënyrë tjetër e dëmtimit për gjigantin kataluans pas asaj që i ndodhi me Verrattin.
Megjithatë, Coutinho është më shumë i interesuar për të luajtur në Barcelonë te shoku i tij i ngushtë, Neymar. Lojtari dëshiron të transferohet në Camp Nou derisa nuk dihet ende se çfarë mendon për ofertën nga PSG.
Coutinho ka një kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2022./arbresh.info

Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...