Phil Jones nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare për Manchester United tash e 22 muaj.
Problemet e vazhdueshme me lëndimet e kanë larguar atë nga skuadra që nga janari i vitit 2020 në një përballje të United me Tranmere Rovers në kuadër të FA Cup.
“Djajtë e Kuq” u përpoqën ta shesin atë verën e kaluar, mirëpo paga e tij e lartë e kishte penguar këtë gjë.
Megjithatë, në janar do të provojnë sërish shitjen e tij dhe sipas “The Sun” nuk do të mungojnë ofertat pasi janë 13 skuadra të interesuara për të.
Dy prej skuadrave të interesuara janë nga Premier League, Watford dhe Newcastle. Ndërsa edhe Derby County është në garë për të, skuadër kjo që po lufton për mbijetesë në Championship.
Skuadra do të ishte e gatshme ta dërgonte në huazim gjatë pjesës së dytë të sezonit, derisa qendërmbrojtësit i skadon kontrata në qershor të vitit 2023.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër