Problemet me stadiumin “Fadil Vokrri” nuk kanë të ndalur.
Të gjitha aktivitetet sportive janë pezulluar për muajin shtator në këtë stadium bënë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, FFK ka bërë të ditur, për shkak se fusha do të punohet për të arritur qëllimin e të gjithëve, kompletimin e fushës hibride me rritjen e barit natyral në të.
“Në 25 ditët e ardhshme, duke filluar nga dita e sotme, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nuk do të ketë asnjë aktivitet sportiv, as ndeshje as seanca stërvitore, sepse fusha do të punohet për të arritur qëllimin e të gjithëve, kompletimin e fushës hibride me rritjen e barit natyral në të”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e FFK-së.
Bëhet e ditur se stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë gati për ndeshjen e tetorit të kombëtares së Kosovës./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...