Janë shfaqur pakënaqësi të mëdha pas prezantimit të logos së re nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).
FFK në një konferencë për shtyp prezantoi fanellat e reja që do t’i bart përfaqësuesja e Kosovës.
Fanellat, që u prezantuan në tri modele të ndryshme nuk ishin temë e diskutimeve në rrjetet sociale.

Është logoja e re e prezantuar nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ajo që ka tërhequr vëmendjen
Një sondazh në Twitter, shumicës nuk i pëlqen kjo logo
Shumë adhurues të futbollit, dizajnerë dhe pjesëmarrës aktiv në jetën e futbollit kanë kritikuar në Facebook dhe Twitter logon e re të prezantuar.
Logo cilësohet si tejet keq e punuar dhe që nuk përfaqëson si duhet vlerat e futbollit të Kosovës.
Peticioni i hapur kundër logos.
Madje këto pakënaqësi kanë rezultuar edhe me një peticion kundër logos së përzgjedhur, duke kërkuar largimin e saj nga përdorimi.
FFK kishte hapur për logon e re një konkurs për dizajnerë, ku të gjithë aplikuesit kanë pasur mundësinë të shprehin kreativitetin e tyre për një prej simboleve kryesore të përfaqësimit të sportit të Kosovës.

Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?