Hugo Maradona, vëllai i Diego Armando Maradonës, vdiq sot, më 28 dhjetor, nga arresti kardiak. Vdekja ka ndodhur në orën 11:50 të ditës së sotme. 52-vjeçari jetonte në zonën Flegrean, në Monte di Procida, në provincën e Napolit.
Hugo Maradona vdiq në shtëpinë e tij, teksa punonjësit shëndetësorë konstatuan faktin tragjik. E dhimbshme, sepse vdekja e Hugo vjen një vit pas ndarjes nga jeta të Diego Maradonës, saktësisht më 25 nëntor 2020 në Argjentinë. “Fanpage” ka qenë e para që e ka raportuar lajmin e hidhur.
Edhe ai iu përkushtua pasionit më të madh, futbollit, por nuk mundi t’i afrohej “Pibe de Oro”. Hugo e filloi karrierën e tij te Napoli, klub i cili e bleu në moshën 18-vjeçare, direkt pasi fitoi titullin kampion në Itali.
Më pas e huazoi argjentinasin tek Ascoli. Ai më vonë luajti në Spanjë te Rayo Vallecano dhe më pas në Austri e Japoni, përpara se të kthehej në Napoli, për t’iu përkushtuar futbollit të të rinjve si trajner. /Telegrafi/

Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...