Milan e ka mposhtur Interin mbrëmë në “Derby della Madonina”, madje me rezultat të thellë 3-0 për t’u kualifikuar në finale të Kupës së Italisë.
“Rossonerët” po kalojnë në formë të jashtëzakonshme në derbi ku në pesë sfidat e fundit mes tyre, Interi nuk e ka shijuar fitoren, shkruan Arbresh.info.
Fitorja e fundit e tyre ka qenë me 22 prill 2024 ku Interi e kishte mposhtur Milanin 1-2 në kuadër të Serie A.
Që nga ajo lojë më “Nerrazurrët” nuk njohin fitore dhe kanë tri humbje e dy barazime.
Pesë ndeshjet e fundit kuqezinjtë kanë shënuar 10 gola e kanë pësuar pesë sosh.
DERBY DELLA MADONNINA MUSIM INI
✅ 23.04.2025 Inter 0-3 Milan
➖ 02.04.2025 Milan 1-1 Inter
➖ 02.02.2025 Milan 1-1 Inter
✅ 06.01.2025 Inter 2-3 Milan ?
✅ 22.09.2024 Inter 1-2 Milan— AC Milan News Update (@MilanUpdate) April 23, 2025
Në finale të Kupës së Italisë, Milani do të përballet me fituesin e ndeshjes Bologna – Empoli./Arbresh.info
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada