Përzgjedhësi i Serbisë, Dragan Stojkovic ka folur për Granit Xhakën, i cili do të zbarkojë në Serbi së bashku me Zvicrën, ku është edhe kapiten i skuadrës.
Vitet e fundit, përplasjet mes Serbisë dhe Zvicrës kanë evoluar në një rivalitet të ashpër, kryesisht për shkak të lojtarëve zviceranë me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Në një konferencë për shtyp para ndeshjes përpara ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Zvicrës, Stojkovic kërkoi që ndeshja të luhej në frymën e sportit, ndërsa lavdëroi Xhakën.
“Unë supozoj se njerëzit janë të vetëdijshëm për të kaluarën dhe provokimet. Bëj apel që ndeshja të luhet në frymën e lojës së ndershme. Sjellja e tifozëve duhet të jetë shembullore. Duhet të lëmë mënjanë çdo çështje të jashtme dhe të fokusohemi te loja”.
“Nuk frikësohem. Kjo është absolutisht absurde. Xhaka është lojtar i madh dhe e di këtë. Vërtetë e çmojë. Për shumë vjet shfaq nivel botëror. Mendoj se nuk do të ketë ndonjë problem”, ka deklaruar Stjkovic, i cili e pranoi se Zvicra varet shumë nga shqiptari, duke e përmendur edhe Remo Freulerin. /Telegrafi/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër