Përzgjedhësi i ri i Kosovës në basketboll, Jean-Denys Choulet të premten do të vijë në Kosovë.
Sipas Federatës së Basketbollit të Kosovës, Jean-Denys Choulet fillimisht do të takohet me drejtuesit e FBK-së dhe më pas do të njoftohet me stafin, pwrcjell Arbersh.info.
Gjatë fundjavës ai do t’i përcjell ndeshjet e javës së nëntë të ProCredit Superligës, për të parë formën e lojtarëve.
Po ashtu, Jean-Denys Choulet të hënën në një konferencë për media do të shpalos planet dhe synimet e tij me Dardanët. Ndërkohë, më 12 nëntor, do të mbahet grumbullimi i parë i Kosovës.
“Dardanët në muajin nëntor do të zhvillojnë dy ndeshje si mysafirë. Më 21 nëntor do të ndeshen me Zvicrën dhe më 24 ndaj Irlandës. Takimet zhvillohet në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027. Kosova ka një fitore dhe një humbje. Sfidat e fundit do të jenë në shkurt të vitit të ardhshëm, kur do të presim Zvicrën dhe Azerbajxhanin”, njofton tutje FBK-ja.
Jean-Denys Choulet ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me Federatën e Basketbollit të Kosovës.
Konfiskohen mbi 4.6 kg kokainë, katër të dyshuar dërgohen në...
Një i lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Aktash
Bjellorusia liron 123 të burgosur në këmbim të heqjes së san...
Drenica fiton ndaj Ferizajt, barazim mes Prishtinës së Re dh...
Berisha: Më 22 dhjetor mbajmë protestë kombëtare
Pacolli uron të birin pas fitores së skuadrës së tij në Luga...