Përveç Achraf Hakimit, Paris Saint-Germain ka humbur edhe dy lojtarë të tjerë për ndeshjen e fundjavës derbi ndaj Lyonit.
Fituesi i ‘Topit të Artë’, Ousmane Dembele ka pësuar dëmtim serish, ende pa u rikthyer mirë në formë pas atij lëndimi që e mbajti për afro një muaji jashtë, shkruan Arbresh.info.
Francezi ka pësuar dëmtim në pulpën e majtë, dhe pritet ta humbasë ndeshjen me Lyonin.
“Ousmane Dembélé ka pësuar një dëmtim në pulpën e majtë dhe për këtë arsye do të qëndrojë jashtë fushës duke marrë trajtim për disa javët e ardhshme.”
Po ashtu një humbje e madhe do të jetë edhe ajo e Nuno Mendesit, i cila ka probleme në gjurin e majtë.
“Nuno Mendes ka përthyer gjurin e majtë dhe, si pasojë, do të marrë gjithashtu trajtim gjatë javëve në vijim.”
“Një përditësim i mëtejshëm do të jepet pas përfundimit të pushimit ndërkombëtar”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e PSG.
Nuk dihet se sa do të mungojnë Dembele e Mendes, do të mbetet të shihet pas pushimit me kombëtare.
Gjithashtu, Parisi po e vuan edhe mungesën e Desire Doues./Arbresh.info
Today’s medical update is on Achraf Hakimi, Ousmane Dembélé, Nuno Mendes and Désiré Doué.@Aspetar
🔗 https://t.co/ysAHjQyLWV pic.twitter.com/mIvsMcdtgj
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) November 5, 2025
Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin
Seanca për amandamentet për Presidentin pritet të thirret pa...
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit