Arbër Zeneli është lënë përsëri në stol nga trajneri David Guion për ndeshjen e Stade de Reims kundër St Etienne në Ligë 1 të Francës.
Që prej transferimit të tij nga Heerenveeni për rreth 6 milionë euro muajin e kaluar, Zeneli i ka luajtur vetëm 17 minuta për klubin e tij të ri.
Anësori i ekipit kombëtar të Kosovës debutoi nga stoli në fitoren e Reims 2-1 kundër Marseille të shtunën në Ligë 1, duke zhvilluar më 17 minuta lojë.

Trajneri David Guion e pati lartësuar Arbër Zenelin para asaj ndeshjeje, duke thënë se është fantastike sesi kosovari është adaptuar me grupin e lojtarëve brenda javës.
Megjithatë, për ndeshjen e sotme ndaj St Etienne, Guion ka vendosur ta lërë përsëri në stol 23-vjeçarin.
Në Heerenveen, Zeneli ka qenë titullar i padiskutueshëm, si dhe ndër lojtarët kyc për skuadrën holandeze duke shënuar tri gola dhe regjistruar plot 11 asiste, më së shumti në Eredivise deri në transferimin e tij në Francë.
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...