Një aksident fatal me helikopterin e tij priva, i ka marrë jetën në mënyrë tragjike në moshën 41-vjeçare ish basketbollistit legjendar amerikan, Kobe Bryant.
Ai ishte duke udhëtuar bashkë me disa miq të tij, dhe vajzën e tij, Giannan, kur helikopteri u rrëzua rreth 40 milje në veri-perëndim të Los Angelesit, ndërsa autoritetet vendase konfirmuan fillimisht se në bord ishin 5 persona, ndërsa në fund u vërtetua se në të vërtetë ishin nëntë, dhe asnjëri prej tyre nuk ia doli të mbijetojë.
Lajmin për vdekjen e legjendës së NBA i ka prekur të gjithë, më së shumti ata që e njohën më së mirë, ata që jetuan një jetë të tërë me të, dhe që luajtën me të.
LeBron James është njëri ndër ta, e kishte shok shumë të mirë, Bryantin.
Ai është kapur nga kamerat me të arritur në Los Angeles, duke përqafuar disa persona, shihej qartë se ishte i tronditur nga kjo ngjarje tragjike, ashtu si e gjithë bota. /Express/
LeBron is met with emotional hugs after landing in Los Angeles following the death of Kobe Bryant.
(via NBC4 Los Angeles) pic.twitter.com/Fx9jt2qZVi
— ESPN (@espn) January 26, 2020
https://twitter.com/i/status/1221582695127449603
“Muriqi ‘Topi i Artë’”, “Muriqi ‘Topi i Artë” – thirrjet e t...
BBC: Sondazhet për zgjedhjet në Hungari sugjerojnë se Péter ...
Mbyllen votimet në Hungari, pjesëmarrja mbi 77.8%
Man City deklason Chelsean – shfrytëzon gafën e Arsenalit dh...
E rëndë në Vlorë, fëmija tre-vjeçar bie nga ballkoni i katit...
Shkurtimi i financimit për Serbinë, deputetja britanike: Bru...