Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos dhe presidenti Florentino Perez kanë qenë të përfshirë në një argument të nxehtë pas disfatës së klubit në Ligë të Kampionëve kundër Ajaxit.
Presidenti thuhet se shkoi me nxitim në zhveshtore pas disfatës të martën dhe kritikoi ashpër performancën e lojtarëve gjatë disfatës 4 me 1, transmeton portali arbresh.info.
Ramos, i cili ka qenë i suspenduar për atë ndeshje, u ngrit në këmbë ndaj presidentit dhe kritikoi planin sportiv të klubit duke kaluar në një diskutim të pahijshëm.
Incidenti është raportuar nga një numër i madh mediash spanjolle të enjten, përfshirë Marca dhe Diario AS, duke shtuar se Ramos ka thënë se do të largohej nga klubi nëse ata janë dakord për të shitur atë.
Perez gjithashtu thuhet se ka qenë i zemëruar me mungesën e përkushtimit nga lojtarët dhe numrin e ditëve që ata kanë kryer stërvitjet./arbresh.info/
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...